E diela në Jug me fluks të lartë automjetesh, aksi më problematik Vlorë-Orikum

schedule15:25 - 21 Korrik, 2019

schedule 15:25 - 21 Korrik, 2019

Vlora këtë fundjavë është përballur me trafik të rënduar dhe fluks pushuesish në bregdet. Segmenti Vlorë-Orikum mbetet më i ngarkuari me një numër të lartë automjetesh dhe ku policia po punon me forca të shtuara.  

E diela është kthyer në një problem për qarkullimin e mjeteve në jugun e vendit. Segmenti që paraqitet me fluks automjetesh ështeë nga Uji i Ftohtë në Radhimë dhe Orikum.

Në terren është angazhuar policia rrugore. Shefi i Qarkullimit për qarkun Vlorë Naun Doko është shprehur se në zonat problematike ku krijohet vazhdimisht trafik po monitorohet nga forca të shtuara.

Naun Doko, Shef i Qarkullimit në Vlorë: “Policia Rrugore në bashkëpunim edhe me Policinë e Rendit është prezente në rrugë, ditë e natë. E kontrollojmë të gjithë lëvizjen në rrugë në segmentet me ngarkesë dhe që ka risk për aksidente”.

Ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur vonesat në lëvizje.

Naun Doko, Shef i Qarkullimit në Vlorë:  “Policimi në komunitet presupozohet që çdo qytetar të jetë polic se siguron veten e vet dhe të të tjerëve”.

Ngarkesa në trafik shkaktohet nga numri i madh i vizitorëve vendas dhe të huaj që po pushojnë në bregdetin jonian.

Pushues: “Shumë bukur. Është viti i tretë, më bukur s’bëhet”.

“Jemi të kënaqur”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kthim ku më i rënduar është segmenti Vlorë – Orikum.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!