Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij pas dorëheqjes së Haradinaj, u shpreh se nuk ka vend për eufori. Sipas tij ky është një rreng politik i Haradinaj dhe se ai do të jetë i lirë për 48 orë.
Një reagim për dorëheqjen e Haradinaj dhe pasojat e mundshme që do të sjellë ajo për Serbinë, me këtë arsye presidenti serb Aleksandër Vucic doli në konferencë të jashtëzakonshme për mediat të lajmëruar një ditë më parë.
Ai u shpreh se e kuptonte gëzimin e njerëzve dhe ai vetë ndjente një farë kënaqësie për ftesën e rradhës së gjykatës së Hagës për Ramush Haradinaj.
Por ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të qenë euforik pasi është parë se si shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar e trajton Serbinë dhe popullin e saj pas një ngjarjeje të tillë
Vucic u shpreh i bindur se dorëheqja e Haradinaj është një rreng politik për të fituar popullaritet pasi e ka të pamundur të mundë rivalët politikë në vend
Madje kreu i shtetit serb parashikoi se Haradinaj do të lihet i lirë pas 48 orëve dhe do të kthehet si një hero i shqiptarëve në Kosovë.
Vucic vlerësoi se taksa nuk do të hiqet dhe se fuqitë perëndimore do të shtojnë presionin në pretekstin se liderët e Kosovë po paraqiten në Hagë./ABC News Albania 24/7