TIRANË- Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, komentoi protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. I pranishëm në studion Abcnews, Klosi theksoi se kjo protestë nuk ka kauzë dhe si të tillë e konsideron të panevojshme për qytetarët. Ai theksoi se opozita duhet të organizohet dhe të shkojë në zgjedhje, dhe jo të përdorë skenarë të tilla, që sipas Klosit nuk i shërbejnë askujt.
“Nuk mund të mbaj bulevardi më shumë se 30 mijë vetë. Ata që thërrasin një protestë, kështu thonë, se do vijnë shumë qytetarë. Problemi kryesor është se ku do arrihet, çfarë kanë dhënë protestat e mëparshme? Para, nuk ka kauzë. Ç’punë kemi ne me ish-agjentin e FBI? Kauza është shumë e thjeshtë “dua të ikë Rama dhe të vijë unë”. Këtë detyrë e bëjnë zgjedhjet. Ata më mirë të organizohen që tani që mos të thonë se na i vodhën zgjedhjet. Në gjithë vendet demokratike janë zgjedhjet zgjidhja. Opozita e ka bulevardin e saj, bulevardi i saj është parlamenti. Opozita e ka katandisur parlamentin aty ku është. Qeveria nuk do një Kuvend me sherre. Sali Berisha nuk bën dot zap 50 e ca deputetët që ka opozita dhe tani kërkon të tregojë se mbledhim popullin. Që opozita të vijë në pushtet i duhen 800-900 mijë vota. Nuk kanë treguar asgjë. Nuk fiton gjë me protesta, opozita e ka instrumentin kryesor dhe praktikisht të vetmin, të përgatitet për zgjedhje. Me këto teza që hidhen [rasti i MCGonigal], t’ia lënë drejtësisë amerikane”, u shpreh Klosi.
Ai theksoi se nga dhuna nuk fiton askush dhe çdo skenar i tillë e dëmton vendin tonë. “Unë s’e parashikoj dot se çfarë mund të ketë. Unë se kuptoj se kujt i intereson dhuna. Ca nga çunat e vet do futen në qeli. Pse? Sepse kanë bërë dhunë. Nuk fiton kush nga dhuna, Polica do bëjë detyrën për mbrojtjen e institucioneve”, tha Klosi/n.m.abcnews.al