Studentja shqiptare e inxhinierisë krijon bibliotekën me 3000 libra: Kam harxhuar rreth 15 mijë euro

schedule11:10 - 10 Shkurt, 2023

schedule 11:10 - 10 Shkurt, 2023

Akistula Pula është studentja e inxhinierisë mekatronike, e cila ka një bibliotekë me 3 mijë libra. Ajo ka shpenzuar plot 15 mijë euro, duke hequr dorë nga shumë gjëra të përditshme që vajza bëjnë si blerja e rrobave apo anët estetike.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Akistula ka treguar si nisi pasioni për leximin dhe kur filloi të krijonte bibliotekën e saj personale.

Ajo theksoi se ka blerë edhe libra shumë të rrallë, të cilat kushtojnë shumë, por që askush nuk i ka përveç saj.

“Eksperinca e parë me librat për mua ka qenë me anë të mamit tim. E shikoja gjithë kohën duke lexuar dhe isha shumë kurioze të kisha dhe unë në dorë librin që ajo po lexonte. Mirëpo, mamaja ime kujdesej që unë të lexoja libra për fëmijë. Unë nuk jam rritur në Tiranë dhe në vendin ku jetoja nuk kishte biblioteka. Edhe sa herë që shkonte në Tiranë, përpiqej të blinte një grumbull librash për mua dhe kështu ka nisur kjo si eksperiencë.

Në mars në 2017 fillova t’i grumbulloja librat. Aty e kam filluar me zero libra. Të them të drejtën unë në bibliotekën time kam edhe libra shumë shumë të rrallë. Kam për shembull, veprën e plotë të Gëtes që është botuar 2 vite pas vdekjes së tij. Kështu që normalisht, kanë pak vlerë të lartë. Varion diku te 15 mijë euroshi.

Në qoftë se futesh në garderobën e çdo vajze, në qoftë se llogarit se sa kanë shpenzuar për pjesën e veshjeve është shumë e kollajtë të kuptosh se ku i gjej lekët për pjesën e librave. Nqf se vajzat i bëjnë thonjtë një herë në 2-3 javë që nuk ka asgjë të keqe se është qejfi i tyre. Thonjtë e mi janë të shëmtuar në maksimum. Sepse nuk kujdesem ndonjëherë t’i bëjë dhe nuk i kam shumë me qejf. Do doja shumë të merresha më shumë me veten, por nuk e kam qejf se edhe profesioni im është pak larg botës së vajzave”, rrëfeu Akistula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!