Lleshaj nga Himara: Stacionet e plazhit nuk plotësojnë kushtet e sigurisë

schedule16:45 - 19 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 19 Korrik, 2019

Në takimin e Task Forcës në Himarë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka kërkuar llogari institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ai deklaroi se subjektet private që administrojnë plazhet nuk janë pajisur me elementet e sigurisë dhe janë këto biznese që nuk paguajnë taksa.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi në Himarë u ka kërkuar llogari drejtuesve të institucioneve vendore për masat e marra në sezonin turistik.

Ai u ndal tek siguria në plazhe, kullat e vrojtimit dhe personeli që mungon në disa plazhe të Jugut.

Të gjitha ato institucione që nuk marrin masat e nevojshme do të ndëshkohen ashtu si edhe ata që kanë në administrim stacionet e plazheve, tha Lleshaj.

Sipas Lleshajt çdo subjekt duhet t’i nënshtrohet formalizimit për të derdhur të gjitha detyrimet që në bashkitë përkatëse. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!