Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthupi: Protesta e vetme reale, ajo për Klodian Rashën/ Minxhozi: Kjo protestë pa fytyrë, nuk është faktor elektoral

schedule21:03 - 12 Nëntor, 2026

schedule 21:03 - 12 Nëntor, 2026

Në studion e Real Story, avokati Rezart Kthupi u shpreh se e vetmja protestë reale dhe puritane ishte ajo për Klodian Rashën. Ai i cilësoi protestat e fundit si një zgjim të shoqërisë.

“ Protesta reale ishte ajo për Klodian Rashën dhe ajo e studentëve në vitin 2018, që nisi ashtu. Në rastin konkret, po arrijmë në një zgjim të shoqërisë.”

Analisti Skënder Minxhozi tha se se një numër i madh qytetarësh nuk e gjejnë veten te dy partitë e mëdha. Minxhozi tha se protesta duhet të bëhet atraktive dhe të shndërrohet në një alternativë politike, duke fituar identitet dhe përfaqësim.



“Në zgjedhjet e fundit kishim në listë 699 mijë votues, dolën në votime 302 mijë. 400 mijë të tjerët nuk votuan fare. Çfarë është populli që do të identifikohej me idenë e protestës? Ky popull ka qenë aty, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët. Votuesi që nuk do dy partitë nuk e ka gjetur veten në asnjë parti tjetër, ndërsa votuesi partiak, që ka qenë shumë më pak, por ka bërë maxhorancën e duhur, është quajtur 100 për qind dhe ka ndarë gjithçka.

Protesta duhet të bëhet atraktive, t’u prishë planet këtyre dy të mëdhenjve. LSI-ja ka qenë pala e tretë e fundit. Rama dhe Berisha, tani që doli protesta, një sy e kanë te protesta, sepse kjo frymë që del në rrugë papritur, dy herë ka shkaktuar dëme. Kjo lloj proteste, që në të dyja pamjet e saj refuzoi të ketë fytyrë, emër dhe adresë, të jetë faktor elektoral në zgjedhjet kaq afër.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!