Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar protestën dhe përfshirjen e saj në zhvillimet politike, duke deklaruar se ajo humbi karakterin fillestar revoltues pasi, sipas tij, u mor në dorë nga politika e Sali Berishës.
Meçe u shpreh se në protestë ishte e pranishme edhe një pjesë e shoqërisë intelektuale të Tiranës, por pretendoi se fryma qytetare u kanalizua drejt aktorëve politikë të papëlqyer. Ai komentoi gjithashtu reagimin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka sjellë transformime në disa elementë të shtetformimit.
“Unë pashë atë pjesë intelektuale të shoqërisë në Tiranë. Nuk dua ta fsheh, por atje ishin edhe fëmijët e mi, të cilët debatonin me mua, pse del kundër protestës. Kjo protestë, pasi u pushtua nga politika e Berishës, e humbi revoltën e saj.
Gjithë këtë frymë të kësaj proteste, që është gjëja më e mrekullueshme e shoqërisë, si u manipulua? U kanalizua drejt politikës dhe personave që janë të papëlqyer. U lexua nga Rama dhe u pushtua nga Berisha. Reagimi i Ramës ka transformuar shumë elementë, deri tani janë 6 elementë në shtetformim”, tha Meçe.


