FOTO/Mbappe e Bellingham “më të mirët” e Evropës, instituti i famshëm prezanton gjithashtu dhe “Formacionin e Vitit”

schedule19:53 - 6 Shkurt, 2023

schedule 19:53 - 6 Shkurt, 2023

Viti që lamë pas na dhuroi padyshim emocione të pafundëta ku ndër performancat më magjike ishte ajo finale e Botërorit, të Katarit, ku Argjentina e Leo Messit ngriti në qiellin e Riyadhit atë trofe aq të shumëkërkuar.

Për të vlerësuar performancat e lojtarëve për gjatë gjithë vitit 2022, Federata Internacionale e Historisë së Futbollit dhe Statistikave, IFFHS ka akorduar disa çmime për lojtarët që kanë performuar më mirë vitin e shkuar.

Lojtari më i mirë në Evropë për vitin 2022 është shpallur “bomberi” francez i PSG, Kylian Mbappe, i cili me golat e shënuar në çaste deçisive, si tripleta në finalen e Botërorit ka treguar se është një sulmues i nivelit elitar.

Ndërkaq, “katalizatori” i mesfushës së “3 luanëve”, Jude Bellingham u shpall lojtari më i mirë nën 20 vjeç në Evropë, pas performancave magjike me Borussia Dortmund dhe Anglinë në “Katar 2022”.

IFFHS shpalli gjithashtu dhe formacionin e vitit, ku formula e përzgjedhur për rreshtimin e lojtarëve ishte një 4-3-3 klasik. Në portë Thibaut Courtois nga Real Madrid, i cili mbrohet nga “4 fantastikët” Alphonso Davies (Bayern Munich), Virgil van Dijk (Liverpool), Josko Gvardiol (RB Leipzig) dhe Achraf Hakimi (PSG). Në mesfushë janë pozicionuar 2 “arkitektë” dhe 1 “alien”, më konkretisht Luka Modric (Real Madrid), Kevin de Bruyne (Manchester City) dhe Lionel Messi (PSG). “Tridenti” i sulmit është i mbushur me “vrastaritet” me IFFHS që ka vendosur në sulm treshen Kylian Mbappe (PSG), Karim Benzema (Real Madrid) dhe Erling Braut Haaland (Manchester City). /i.m /abcnews.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!