Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka publikuar një letër falenderimi që ka marrë nga shefja e misionit të vëzhduesve të ODIHR, ambasadorja Audrey Glover.
Në letrën e saj thuhet që “Duke qenë se misioni i OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve po i afrohet fundit, më lejoni ju lutem t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe misionit gjatë punës së tij në Shqipëri”.
Drejtori Veliu e shoqëron publikimin e letrës me mesazhin “Të inkurajuar nga mesazhi i ODIHR për bashkëpunimin për procesin zgjedhor të 30 Qershorit”/abcnews.al