“Kurti del i ‘plagosur’ politikisht”, Tasholli: Çështja mes vendeve kartë elektorale, njohja e Kosovës nga Serbia gabim teknik

schedule15:05 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:05 - 6 Shkurt, 2023

Analisti Ismail Tasholli ka qenë i ftuar në një lidhje live në emisionin “News Line nga Viol Xhafaj” në ABC News ku foli për gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket situatës së ditës së djeshme ku Serbia “njohu” për pak orë Kosovën, analisti u shpreh se ai ka qenë një gabim teknik, pasi është përkthyer nga google translate.

Në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në parlamentin serb, Tasholli u shpreh se çështja e Kosovës në Serbi është kartë elektorale.

“Faktikisht çështja e Kosovës në Serbi është kartë elektorale. Atje opozita kur ka qenë në pushtet ka qenë pjesëmarrëse e nënshkrimit të Asociacionit.

Interesante në raport më Prishtinën, në Serbi po flitet mundësia e mohimit dhe çfarë mund t’i gjejë, ndërsa te ne flitet ajo e pohimit.

Situata në Serbi është përkeqësuar. Atje ishte investuar shumë në krijimin e iluzionit që Kosova është e varur dhe tanimë do të jetë vështirë që ata ta përtypin faktin që ne jemi të pavarur,” tha fillimisht Tasholli.

Në lidhje me kushtet e vendosura nga Kurti, analisti tha se gabimi që bëri qeveria është që përdori opozitën për t’i dërguar mesazh Shtëpisë së Bardhë dhe Bruksel dhe sipas tij kjo tregon që qeveria nuk ka hapësirë dëgjueshmërie.

Tasholli shton se sido që të veprojë Kurti me pranimin ose jo të Asociacionit do të dalë i “plagosur” politikisht.

“Nëse e marrim parasysh deklaratat e SHBA dhe Brukselit, ata thonë që asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Unë mendoj që pushteti bëri gabim kur filloi diskutimin me opozitën, pasi opozita u përdor për të dërguar një mesazh në Shtëpinë e Bardhe apo Bruksel.

Por nëse t’i përdor opozitën, kjo tregon që t’i nuk ke hapësirë dëgjueshmërie.

Në secilin version, pranim ose jo, Kurti do të dalë i plagosur politikisht. Nëse thot “PO” është pjesë e origjinës së tij, pasi dihet çfarë thoshte ai në opozitë.

Nëse nuk nënshkruan nuk do të mund të mbajë marrëdhëniet me Perëndimin dhe do të izolohet,” theksoi analisti.

Në lidhje me faktin se kush e ka më të vështirë të pranojë propozimet e SHBA dhe Perëndimit, Pasholli tha se vështirësinë më të madhe e ka Vuçiç.

Sipas tij, nëse Asociocioni pranohet Kosova heq qafe njëherë e mirë çështjen e Serbisë.

Në një gjendje është dashur të jetë Vucic, sepse ne jemi fituesit. Në nuk kemi pse të sillemi sikur humbs. Më siguri që Serbia do të kishte më të vështirë, për shkak të investimit të asaj afatgjatë në këtë emocion.

Kryesore do të jetë, që do ta heqim pafe temën më Serbinë. Këtu të gjitha politikat e kanë pasur standard çështjen e Serbisë.

Ne nuk kemi mundur të stabilizohemi dhe të bëjmë plane afatgjate. Serbia ka qenë hija që na ka ndal atë jemi mundu me ndërtuar. Nuk do na merrte më fuqinë politike, “ përfundoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!