20-vjeçari, Gentjan Tanushi është arrestuar në flagrancë në Lezhë, pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen.
I riu u lokalizua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Lezhës. Sapo ka konstatuar praninë e uniformave blu, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që përdorte, u sekuestruan 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu arma e zjarrit, dy celularë dhe automjeti.


