Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga vjedhja e energjisë elektrike, dhuna ndaj bashkëshortes deri te drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 30 vjeç, banues në Laç, pasi ka përndjekur një shtetase.
Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. S., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. H., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– V. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 38 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”./abcnews.al