Lamtumira e Enzo Fernandez nga Benfika vazhdon të shkaktojë polemika në Portugali. Pas fjalëve të Manuel Rui Costa, i zhgënjyer me qëndrimin e lojtarit argjentinas, vijnë të tjera sfonde. Sipas “Record”, takimi i parë mes drejtuesve të Chelsea dhe Benfikës daton në 3 janarin e kaluar, kur të dy drejtuesit u takuan në Londër për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes së arritur në dhjetor.
Por gjërat ndodhën shpejt, deri në pikën ku Rui Costa dhe Todd Boehly do të kishin qenë edhe afër përlasjes fizike. Arsyeja? Zemërimi i Rui Costas për shkak të ofertës së pronarit të Chelsea, 30 milionë euro më e ulët se klauzola 121 milionëshe.
Vetë Rui Costa, pas rivendosjes së marrëdhënieve dhe mbylljes së marrëveshjes, do të kishte dashur të të merrte nga Chelsea dhe Mateo Kovacic përveç parave, kundrejt kartonit të Enzo Fernandez, por rroga e lartë nga kroati e bëri të pamundur këtë ëndërr./ h.ll/abcnews.al