Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Krasniqi tha se kishte dalë në protestë jo vetëm si djali i një personi që, sipas tij, po përballet me padrejtësi, por edhe si pjesëtar i këtij populli.
Krasniqi theksoi se, sipas tij, nuk duhet të ketë dorëzim përballë situatës dhe shtoi se prej gjashtë vitesh është kërkuar drejtësi.
Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë…”, tha ai.

