Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestë pro UÇK-së/ Kreu i Veteranëve: Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Speciale

schedule12:40 - 18 Shtator, 2026

schedule 12:40 - 18 Shtator, 2026

PRISHTINË- Kreu i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u shpreh se shqiptarët janë tubuar për të ngritur zërin kundër vendimin, që dënoi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në emër të shoqatave të dala nga lufta kërkojnë nga Gjykata Speciale të shfuqizojë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sot të gjithë jemi UÇK. Sot jemi tubuar për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe. Ata ishin njerëzit më të mirë të kombit. Kërkojmë që Gjykata Speciale ta shfuqizojë menjëherë këtë vendim”, tha ai.

Ai theksoi se ndihen të befasuar nga heshtja, që sipas tij, kanë treguar institucionet e Kosovës.

Gucati i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta përjashtojë Donika Gërvallën nga Qeveria, duke shtuar se ajo ka dorëzuar dokumente në Hagë.

Jemi të befasuar nga institucionet tona, të cilat nuk kanë thënë asnjë fjalë. Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!