Partizani zyrtarisht në krizë, dështon dhe Vllaznia

schedule21:10 - 30 Janar, 2023

schedule 21:10 - 30 Janar, 2023

Partizani ka harruar fitoren. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Egnatias duke regjistruar ndeshjen 4 radhazi pa fitore në kampionat.

Hoti realizoi për vendasit, në 80, ndërsa 2 minuta nga mbylla Egntatia barazoi me Dwamena.

Pas 19 javësh, Partizani mban vendin e 2 me 31 pikë, 3 pikë larg kreut që mbahet nga Tirana. Ndërkohë Egnatia mban vendin e 5 me 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Erzeni mposhti Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me autogolin e Smajlit duke kaluar në avantazh vendasit. Në minutën e 31’ Nonato dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Erzenit.

Në pjesën e dytë ishte Esat Mala ai që shkurtoi diferencën në minutën e 57’. Por në të 75’ erdhi përgjigja e Nonatos duke dërguar shifrat në 3-1. Goli i fundit i duelit u shënua nga Jonuzi në minutën e 80’.

Erzeni e parakalon në renditje Vllazninë dhe pozicionohet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa kuqeblutë mbeten në vendin e 4-të me 28 pikë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!