Arsenal ka gati “planin B”, opsioni i radhës për mesfushën vjen nga Chelsea

schedule21:41 - 30 Janar, 2023

schedule 21:41 - 30 Janar, 2023

Arsenal po kërkon dëshpërimisht një blerje të re në mesfushë këtë merkato dimërore dhe me afrimin e mbylljes së saj, tashmë bordi i “topçinjve” duhet të mendojë shpejt për afrimin e ri.

Aktualisht Arsenal po luan mundësitë e fundit, ku i ka ofruar skuadrës së Brighton plot 79.5 milionë euro dhe 5.7 milionë euro të tjera bonus, për kartonin e ekuadorianit Moises Caicedo, lojtar ky që vlerësohet shumë nga tekniku spanjoll i “topçinjve”, Mikel Arteta.

Mirëpo, “londinezët” kanë edhe një plan rezervë. Sipas gazetarit të mirënjohur sportive, Fabrizio Romano, “topçinjtë” i janë drejtuar “bluve” të Chelsea, për një afrim të mundshëm të italianit Jorginho, me Boehly që është gati ta lërë gati lojtarin të shkojë për shifrën e duhur të parave.

Ndërkaq, Arsenal mund të përfitojë nga kontrata e Jorginho e cila skadon në verën e këtij viti dhe ekziston mundësia që lojtari të lëvizë me parametra zero, verën e ardhshme. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!