Novak Djokoviç “mbret” në tenis, fiton finalen e “Australian Open” ndaj Tsitsipas

schedule12:54 - 29 Janar, 2023

schedule 12:54 - 29 Janar, 2023

Novak Djokoviç ka fituar një finale të mrekullueshme të “Australian Open” ndaj tenistit grek Tsitsipas.

Kampioni Djokoviç ka fituar 3-0 me sete (6-3, 7-6, 7-6) ndaj grekut i cili nuk mundi të merrte hak ndaj tij.

Në setin e parë Djokoviç humbi vetëm pesë pikë në shërbim dhe e mori setin me rezultat 6:3.

Në setin e dytë pamë një luftë shumë më të barabartë dhe zgjati deri në 70 minuta. Tsitsipas (ATP i 4-ti) pati të vetmen ‘break point’ në setin e dytë në duelin e dhjetë, por Djokoviç arriti të fitojë tre pikë radhazi dhe të mbajë shërbimin e tij dhe në fund seti u vendos në një “tie-break”. Në ndeshjen dramatike të 13-të të setit të dytë, Djokoviç ishte më i suksesshëm me 7:4, duke prirë 2:0 në sete.

Tsitsipas e nisi shumë mirë setin e tretë dhe bëri një break në ndeshjen e parë, por Djokovic u përgjigj menjëherë në të njëjtën mënyrë dhe barazoi. Edhe seti i tretë u vendos në tai-break. Djokoviç ishte më i mirë dhe fitoi setin e tretë, e me këtë edhe ndeshjen, në favor të tij me rezultat 7:6.

Me triumfin e sotëm, Djokoviç barazoi në krye të listës me Rafael Nadalin për nga numri i titujve të fituar në Grand Slam dhe tani të dy gjigantët kanë 22 trofe nga turnetë më të mëdhenj të tenisit.

Me fitoren e Australian Open, Djokoviç u rikthye në krye të listës ATP dhe do të fillojë javën e tij të 374-të në krye duke filluar nga nesër.

Carlos Alcaraz do të bjerë në vendin e dytë dhe Tsitsipas arriti renditjen më të mirë të karrierës duke u futur në finalen e Australian Open dhe nga nesër do të jetë tenisti i tretë në botë.

Ky është një sukses tepër i madh për Djokoviç, duke fituar “Grand Slam) e 22-të në karrierën e tij./ h.ll/abcnews.al