Meta dekreton emërimin e Visho Ajazi Likës ambasador në NATO

schedule10:38 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 10:38 - 13 Dhjetor, 2017

Presidenti i Republikes Ilir Meta dekretoi emërimin e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në NATO. Në faqen zyrtare të Presidencës në internet është publikuar dekreti i kreut të shtetit që mban datën e sotme. Ndërkaq presidenti Meta kishte dekretuar në datë 5 dhjetor lirimin e Leonard Demit nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen si drejtor i Sherbimit Informativ Shtetëror disa javë më parë, pas 5 vjetësh qëndrimi në këtë detyrë të lartë. Në vendin e tij, kryeministri Rama ka emëruar numrin dy të Shërbimit, Helidon Bendo. Por Bendo nuk është dekretuar ende nga presidenti Meta./abcnews.al