Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur dy ditë para ndeshjes me Reims, Galtier foli edhe për thashethemet e merkatos.
“Jemi në një periudhë merkatoje, po shkruhen gjëra, por ka shumë dezinformata. Sinqerisht, pyetjet rreth transferimeve duhet t’i drejtoni nga presidenti ynë dhe Luis Campos.
Jam shumë i fokusuar në serinë e ardhshme të ndeshjeve dhe do të bëjmë një bilanc një ditë pas mbylljes së merkatos. Ne jemi të fokusuar në sektorin e sulmit, në rolin e krahut të djathtë, dhe padyshim që ne po kërkojmë një lojtar në atë pozicion. Do të shohim, ndoshta nuk marrim dot asnjë.
Skriniar? Nuk kam përmendur kurrë përforcim në mbrojtje. E përsëris, ne kemi nevojë në sektorin sulmues”, është shprehur trajneri i PSG-së, duke hequr kështu si një mundësi transferimi të mbrojtësit të Interit gjatë merkatos së janarit./ h.ll/abcnews.al