Është mendimi i vdekjes që ka pushtuar kumbarin e Cosa Nostra-s, për dhjetë ditë nën regjimin 41bis në një qeli prej disa metrash katrorë në burgun e sigurisë maksimale Le Costarelle, në provincën e L’Aquila.
Sëmundja që e bën atë gjithnjë e më të pambrojtur dhe të dobët është shqetësimi i vetëm i Matteo Messina Denaro. Mjekët që po trajtojnë Denaron, në burgun e “L’Aquila” nën regjimin 41 bis, janë duke ndjekur të gjitha procedurat më të fundit dhe moderne të trajtimit të këtyre rasteve.
Udhëheqësi i ekipit të mjekëve që po merren personalisht me rastin e bosit te mafies është Profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor në spitalin L’Aquila. Ky i fundit është shprehur se gjatë komunikimit me pacientin e tij “VIP”, ky i fundit i kishte thënë:
“Kam lexuar qindra libra për kancerin tim, më trajto mirë. Më kuroni me barna speciale që mund t’i gjeni vetëm në Izrael”
Messina Denaro pati vetëm disa probleme gastrointestinale, pas kimioterapisë së parë të kryer në operacionin “ad hoc” të ngritur pranë qelisë së tij.
Për mjekët dhe personelin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë për regjimin 41 bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.
/abcnews.al