Nga Erneta Shevroja
Nga Berisha nuk priten më të papritura. Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur demokratët e përçarë rreth vetes, e për t’i treguar ndoshta Gjykatës së Apelit, se logoja është e tij, Berisha i zbuloi i pari kandidatët, për lokalet e 14 majit.
Për të piketuar kandidatët e për të shmangur pakënaqësitë që që mund të shfaqen pas zgjedhjeve, ai zhvilloi një proces që e quajti primare. Ky proces nuk tërhoqi shumë emra te njohur. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë.
Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë. Në garën brenda partisë ai mundi figurën popullore të pandemisë, mjekun Ilir Alimehmeti.
Në Elbasan është deputeti Luçiano Boci, si më i votuari deputet i listës së 25 prillit, i cili do të provojë të fitojë qytetin që qeveriset nga e majta që prej vitit 2007. një tjetër deputet Zef Hila, do të tentojë të rimarrë Bashkinë e Vaut të Dejës.
Durrësi është një tjetër sfidë për demoratët e Berishës. Në një qytet që u godit rëndë nga tërmeti dhe që ka marrë mjaftë investime gjatë rindërtimit, përballë kryebashkiakes aktuale të PS-së, Berisha do të përpiqet të ndryshojë drejtimin e Durrësit, përmes ish-deputetit Igli Cara.
Bashka tjetër e madhe, ajo e Shkodrës, që është e vetmja e demokratëve aktualisht, PD-ja do të përpiqet ta mbaj me kryebashkiakun Bardh Spahia, që është në këtë post prej 6 marsit të 2022. Por fitorja e tij para një viti, që shënoi dhe rikthimin e Berishës, rrezikon të kthehet në një sfidë delikate për rithemelimin, tashmë që një prej deputetëve të opozitës, Agron Çelaj, ka kaluar në krahun tjetër.
Korça ndërkohë është ndër të paktat bashki, ku Berisha garon përmes një grua, ajo është Ledina Alolli, pedagoge. Për Vlorën primaret nxorën kandidat Hysni Sharrën, aktualisht nënkryetar i degës së PD-së. Në Lezhë është Pashk Gjoni, që do të rivalizojë Pjerin Ndreun.
Në Veriun e vendit, aty ku projeksionet janë optimiste për PD-në, Berisha garon përkatëshit në Kukës Admir Sinamatin, në Dibër Ismail Ukan, Tropojë Besnik Dushaj. Por Berisha nuk ka përballë vetëm Edi Ramën. Ai mund të përballet me vetë një pjesë të PD-së, të linjës së Enkelejd Alibeaj, që deri më tani ka zyrtarizuar 8 kandidatë, për Dibrën, Lezhën, Krujën, Kamzën, Poliçanin, Kuçovën, Mallakastrën, Policanin dhe Dimalin.
Ndërsa Apeli ende nuk ka një vendim për vulën e PD-së, edhe fati i këtyre kandidatëve është ende i paqartë dhe evaziv, nëse ata do kandidojnë apo jo, pavarësisht nga vendimi i gjykatës. Çka është e qartë, është se Sali Berisha dhe rikthimi i tij, në 14 maj do kenë një luftë në dy fronte, po aq të ashpër ndajRamës dhe vetë PD.
Ndoshta një parathënie se distanca mes tij dhe fitores mbetet për momentin një sfidë shumë e vështirë.
KANDIDATËT E PRIMAREVE
TIRANË
-Bashkia Tiranë, Belind Këlliçi
-Bashkia Kamzë, Arjan Hoxha
-Bashkia Kavajë, Fisnik Qosja
-Bashkia Vorë, Indrit Hoxha
-Bashkia Rrogozhinë, Dorjan Lani
ELBASAN
Bashkia Elbasan, Luçiano Boçi
Bashkia Gramsh, Hasim Çekrezi
Bashkinë Cërrik, Servet Duzha
Bashkia Librazhd, Shefki Cota
Bashkia Peqin, Mustafa Pashja
Bashkia Prrenjas – Suzana Topi
DURRËS
Bashkia Durrës, Igli Cara
Bashkia Shijak, Rezart Tusha
Bashkia Krujë, Agron Loka
FIER
Bashkia Fier, Evdar Kodheli
Bashkia Divjakë, Aurel Malko
Bashkia Lushnje, Eduart Sharka
Bashkia, Roskovec Erdit Hazizaj
Bashkia Mallakastër, Resmi Shanaj
Bashkia Roskovec, Erdit Hazizaj
BERAT
Bashkia Berat, Zija Ismailin
Bashkia Kuçovë, Lefter Maliqi
Bashkia Poliçan, Behaj Xhaferaj
Bashkia Skrapar, Eugen Mustafallari
Bashkia Ura-Vajgurore, Gentian Meçi
VLORË
Bashkia Vlorë, Hysni Sharra
Bashkia Selenicë, Leonard Rakipaj
Bashkia Delvinë, Ilir Mehmeti
Bashkia Finiq, Leonidha Kristo
Bashkia Himarë, Fredi Bejleri
Bashkia Konispol, Fatmir Shero
Bashkia Sarandë, Ilir Nikolla
Bashkia Dropull, Thanas Maneka
KORÇË
Bashkia Korçë, Ledina Alolli,
Bashkia Kolonjë, Et’hem Lumani
Bashkia Maliq – Alfred Gega
Bashkia Pogradec, Zini Tollozhina
Bashkia Pustec, I papërcaktuar
DIBËR
Bashkia Dibër, Ismail Uka
Bashkia Bulqizë, Dëfrim Fiku
Bashkia Klos, Bedri Hoxha
Bashkia Mat, Skënder Gjuci
GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër, Dorjan Lani
Bashkia Tepelenë, Baftjar Imeri
Bashkia Devoll, Ervis Hajdërrli
Bashkia Këlcyrë, Arjan Kasaj
Bashkia Libohovë, Adil Xhelili
Bashkia Memaliaj, Albert Malaj
Bashkia Përmet, Edmond Komino
SHKODËR
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Malësi e Madhe, I papërcaktuar
Bashkia Pukë, Rrok Dodaj
Bashkia Vau i Dejës, Zef Hila
KUKËS
Bashkia Kukës, Admir Sinamati
Bashkia Has, Miftar Dauti
Bashkia Tropojë, Besnik Dushaj
LEZHË
Bashkia Kurbin, Behar Haxhiu
Bashkia Lezhë, Pashk Gjoni
Bashkia Mirditë, Albert Mëlyshi
/abcnews.al