“Në këtë moment shumë të rëndësishëm në luftë, ne duhet t’i ofrojmë Ukrainës sisteme më të rënda e dhe duhet ta bëjmë këtë më shpejt. Ne e diskutuam çështjen e tankeve të betejave. Konsultimet në mesin e aleatëve do të vazhdojnë dhe unë kam besim që do të kemi një marrëveshje së shpejti”
Komentet Stoltenberg i beri në një konferencë të përbashkët me ministrin e ri të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, në Berlin. Gjermania ka hezituar të marrë këtë hap, pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të kevit.
Megjithatë ministri gjerman deklaroi se do të veprojnë në koordinim me aleatët perëndimor.
“Kancelari Scholz është duke bërë përpjekje që të arrijë një konsensus për çështjen e tankeve, duke shtuar se NATO-ja nuk duhet të bëhet palë në luftën e Ukrainës.” Deklaro ndër të tjera ai.
Mirëpo kremlini nuk i ka mirëpritur këto deklarata. I pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me dergimin e tankeve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë tashmë në një pikë mjaft të ulët teksa shtoi se aktualisht nuk ka dialog me gjermaninë, be-në apo na njuë vend tjt të natos.
“Sigurisht, dërgesa të tilla nuk premtojnë mirë për të ardhmen e marrëdhënieve. Ata do të lënë një gjurmë të afërt”, deklaroi Peskov.
/abcnews.al

