Aksion në Prishtinë, 5 në pranga për grup të “strukturuar kriminal”

schedule12:51 - 24 Janar, 2023

schedule 12:51 - 24 Janar, 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, ndërsa katër persona janë arrestuar. Autoritetet ligjzbatuese thonë se të arrestuarit funksiononin si grup i strukturuar kriminal.

“Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, i cili ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit, të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, duke u paguar kështu për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave, ku deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal”, njofton Policia.

Gjatë kontrolleve të kryera në disa banesa dhe prona, Policia ka sekuestruar dy armë të gjatë, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë euro, dy automjete dhe 4 aparate celularësh.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!