Prej disa ditësh tanimë vendi jonë është përfshirë nga një mot i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.
Një nga qytetet më të prekura është ai i Shkodrës, situata në të cilën ka nisur të përmirësohet.
Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit në lumenj e liqene, ndërsa sipërfaqa e tokës nën pushtetin e ujit vazhdon të jetë e madhe, 1400 hektarë.
Në Oblika njoftohet se ujësjellësi është jashtë funksionit, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 15 banesa në fshatin Obot.
Njoftimi:
Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Bashkia Vau Dejes:
Njesia Admin.Vau Dejes pa probleme.
Njes.Admin.Bushat nuk ka probleme deri ne kete moment.
Ne Njes.Admin.Hajmel ka probleme te 2 rrugeve rurale (Hajmel-Nenshat) dhe Qender Pacram deri tek shkolla.
Njesia Admin.Vig Mnele ka 2 fshatrapa energji elektrike (Mnele e madhe dhe Vig).Jane demtuar 2 ura qe kane bere pothuajse te pakalueshme te gjitha akset rrugore ne kete njesi.
Njesia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra.
Rruget rurale te bllokuara me perjashtim te rruges Komanit.
Njesia Admin Shllak pa Energji elektrike e disa rruge komunale te bllokuara.
Per bashkine Malesi e Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk rraportohen probleme.
OSHEE:
Stakuar Fideri i Zagores
Te pjesshem kemi nje kabine ne Vermosh me 15 abonenta.
Segmenti i Hajmelit me 80 ab.
Qafe Mali me 30 ab dhe nje kabine te 4 e Sh 2 me 2 ab
Ekipet jane ne terren.
Autoriteti Verior Rrugor:
Rruget jane te qarkullueshme me perjashtim te aksit te Qafe Thores tek pjesa e tuneleve per shkak te ortekeve.r.t/abcnews.al