Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Kremlini.
Sipas këshilltarit presidencial rus për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, dy liderët diskutuan kryesisht zhvillimet në Ukrainë, në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 7-8 korrik në Turqi.
“Presidentët ngritën çështjen e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen e Donald Trump në samitin e NATO-s”, deklaroi Ushakov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Më herët gjatë ditës, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me Donald Trump, sipas autoriteteve në Kiev.
Putin dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, në fokus lufta në Ukrainë para samitit të NATO-s
schedule08:16 - 5 Korrik, 2026
schedule 08:16 - 5 Korrik, 2026

