Tirana ka mundur të bindë Kristal Abazaj i cili tashmë rikthehet në Superiore.
26-vjeçari i lindur në Elbasan ka arritur një marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe kështu ai do të firmosë një kontratë për një vit e gjysmë.
Abazaj më parë ka qenë pjesë e klubeve si Luftëtari, Skënderbeu, Anderlecht, Kukësi dhe së fundmi Istanbulspor./ h.ll/abcnews.al