Vetëm 14 vjeç dhe ka një fond prej 100 punimesh karikaturash, adoleshenti durrsak që “injoron” teknologjinë për pasionin

schedule20:29 - 21 Janar, 2023

schedule 20:29 - 21 Janar, 2023

Nikola Papalilo është 14 vjec dhe nuk është si adoleshentët e zakonshëm i varur pas teknologjisë dhe rrjeteve sociale, kohën e lirë ja dedikon pasionit të tij, pikturës dhe karikaturës. Ka një fond prej 100 punimesh.

Nikola tregon se talentin e tij e zbuloi i ati.

“Në fillim bëja personazhet me kartona më pa babi dhe tha pse sbën karikatura.”

14 vjecari në ditë të zakonshme punon mbi 5 orë.

“Ka ditë që dhe spunoj, po ka ditë që ha bukë me shpejtësi dhe ulem deri 5 orë strikt. Karikatura apo portet me laps duan 7 deri 8 orë më pak, se pikturat.”

Nikola është nga Berati, por bashkë me familjen e tij prej disa vitesh jeton në Durrës. Berati e frymezon.

” Shkoj shpesh.”

Tregon se gjatë këtyre viteve ka bërë dhjeta punime, por më si më të rëndësishmet vecon dy.

“Punët më të rëndësishme për mua janë Shën Nikola 50 orë, shënjtori im dhe Nënë Tereza 6orë. Këto punë më kanë ngrën shumë kohë. E mbaja në dhomën time tani e solla këtu që është dhe si miniekspozitë.”

Edhe pse në moshë shumë të re, Nikola ka shitur disa punime, por shumë prej tyre edhe i ka falur.

” I hedh në intagram kush i pëlqen më shkruan dhe mi marrin. Dhe kam  falur. Nja 10 kam shitur. Portrete mi bëjnë porosi, ka që i kërkojnë po jo shumë.”

Në studion e tij bie në sy dhe San Torini ka rreth dy vjet që e ka piktuar apo dhe porteti i Ibrahim Kodrës.

“Ma dha foton profesori dhe e bëra donte 5 orë e shes 170 euro. Ky është piktori kubist Ibrahim Kodra është fotokopje se origjinalen e kam bërë në letër.”

Ka bërë karikaturë veten dhe familjarët.

“Bëra veten e pashë nga pasqyra në verë.”

Edhe pse 14 vjec është vlerësuar me cmime. Vecon atë për karikaturën që e mori dy muaj më parë.

“Mora cmim nga ministria Bienalia ndërkombëtare e karikaturës mora një cmim special bëra karikaturë Agim Sulajn, në bienalen e karikaturës, Niko Nikolla.”

Ëndrra e Nikolës është që në të ardhmen të vazhdoj studimet në Itali, ku edhe shpreson zhvillojë më shumë talentin./abcnews.al