Ka përfunduar në “Etihad Stadium”, supersfida mes Manchester City dhe Tottenham, ku “qytetarët” arritën të fitonin me përmbysje me rezultatin 4 me 2, duke qëndruar kështu në garën për titull.
Pjesa e parë foli tërësisht për Tottenham, me “gjelat” që arritën të shënonin 2 herë në këtë fraksion loje, fillimisht me Kulusevski dhe më pas Emerson Royal ndëshkuan “qytetarët” në minutat 44’ dhe 47’-të, të sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë gjithçka ndryshoi, me Julian Alvarez dhe Erling Braut Haaland që shënuan 2 herë brenda 2 minutave, në të 51’-tën dhe 53’-tën, duke vendosur baraspeshën në “Etihad”. Përmbysja erdhi në minutën e 63’-të, me Riyad Mahrez që gjeti golin pas një pasimi të Rodri. Goli i katërt do të vinte në minutën e 90’-të, sërish nga Mahrez duke plotësuar dopietën personale.
Me këtë fitore Manchester City arrin në kuotën e 42 pikëve, 5 më pak se Arsenali i vendit të parë. /i.m /abcnews.al