Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat/ Franca mobilizon 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie

schedule14:43 - 23 Tetor, 2026

schedule 14:43 - 23 Tetor, 2026

Franca do të angazhojë 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie në rrugët e qyteteve gjatë këtij fundjave, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez.

Në terren do të zbresin forcat e ndërhyrjes kundër trazirave, si dhe njësi të specializuara të policisë. Në mbështetje të tyre do të angazhohen edhe kursantë të policisë.

Ministri Nuñez deklaroi se synimi i qeverisë është të krijojë një forcë policore “jashtëzakonisht të lëvizshme, të shpejtë dhe efikase”. Një pjesë e efektivëve do të vendosen posaçërisht pranë ndërtesave qeveritare dhe institucioneve publike, për të garantuar sigurinë e tyre.



Masat e shtuara të sigurisë po shoqërohen edhe me mbylljen e disa muzeve dhe pikave turistike gjatë fundjavës. Mes tyre janë edhe dy nga muzetë më të njohur të Parisit, Luvri dhe Orsay. Ndërkohë, disa dyqane dhe biznese po vendosin mbrojtëse në vitrinat dhe hyrjet e tyre, në përgatitje për situatën e pritshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!