Kryeministri i vendit, Edi Rama është ftuar në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, ku gjatë fjalës së tij ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Evropian lidhur me procesin e integrimit.
Rama ka shtuar gjithashtu se francezët nuk janë entuziastë për integrimin e vendit tonë në BE.
Dëgjo fillimisht për fat të mirë nuk i përkasim vendit të Ballkanit Perëndimor sepse jemi ndryshe. Ne u jemi besnik ndaj perandorive, ne do i jemi përkrah BE dhe nëse ajo do të zhduket.
Unë e kuptoj pse qeshni me vjen mirë që qeshni por nuk është një saka është një e vërtetë. Lidhur me komitetin e Forumit politik është një ide franceze në traktatin e paqes se Shën Pjetrit.
Të gjithë duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian francezet nuk janë entuziastë për ne në fakt.
Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.
Një gjerman e ka vendosur emrin Ballakan. Kur ai po bënte një udhëtim ai kishte një përkthyes turk ku gjithmonë e pyeste çfarë është kjo Ballkan thoshte për te gjitha dhe kjo mbeti.
Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha mes të tjerash kryeministri.
Ballkani Perëndimor është shpikur për te na afruar me Turqinë sepse dihet si përfunduam ne jemi ne zemër te Evropës.
Ballkani Perëndimor është në mes të Europës. Ne nuk kemi për të shkuar askund. Unë do të dëshiroja që serbët të shkojnë diku tjetër por edhe ata nuk kanë për të shkuar askund. Njerëzit në Bruksel duhet që të kuptojnë se jemi në një situatë kur mbështetja për integrimin po bie dhe kur Putin në disa prej shteteve të rajonit po shihet si hero.
Ne kemi një marrëveshje të madhe me presidentin serb rreth asaj që ai e konsideron krahinë të Serbisë dhe asaj që unë e njoh si shteti i pavarur i Kosovës por kjo nuk na ka penguar që të bashkëpunojmë për ruajtjen e paqes në rajon”, tha Rama./abcnews.al/