Charles Michel drejt Kievit, në fokus dërgesa e armëve

schedule09:04 - 19 Janar, 2023

schedule 09:04 - 19 Janar, 2023

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka njoftuar se është rrugës për në Kiev, për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve.

“Ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por ata po luftojnë gjithashtu për vlerat tona të përbashkëta europiane të paqes dhe prosperitetit”, tha Michel, duke përsëritur se qytetarët ukrainas “kanë nevojë dhe meritojnë mbështetjen tonë”.

Dy liderët do të diskutojnë “masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme”, tha Michel në një video-mesazh të postuar në Twitter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!