Kontratat e lobimit të PD, Balla akuzon Zgurin

schedule17:17 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 17:17 - 12 Dhjetor, 2017

Ndërsa në KQZ debatohej mbi kontratat e lobimit të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, akuzoi kryedemokratin Basha se po prish provat e një vepre penale me duart e Klement Zgurit. Balla shkruan në Facebook se “Dora” e shpërdoruar e Lulzim Bashës në KQZ, Klement Zguri, po mundohet t’i japë mundësi Partisë Demokratike të ndryshojë Raportin e verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore, të partive politike të cilat morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Qershorit. Përpjekja e dy shkelësve të ligjit Basha-Zguri synon ndryshimin e një dokumenti zyrtar – vijon numri dy i PS – i cili prej momentit të fillimit të hetimit është një ndër provat e fajësisë në pagesat dhe shpenzimet e padeklaruarara të PD gjatë fushatës zgjedhore”. Taulant Balla mbyll reagimin duke i bërë thirrje kreut të KQZ-së, Klement Zguri, të mos shpërdorohet nga personi i vendosur në hetim Lulzim Basha./abcnews.al