Cadiz ka kontestuar ndeshjen kundër Elche-s dhe ka kërkuar rifillimin e ndeshjes nga minuta e 81-të për shkak të gabimit të rëndë të VAR-it, i cili nuk vlerësoi pozicionin jashtë loje të Ponce-s në golin që shënoi 1-1.
Këtë klubi e lëshoi përmes një deklarate në rrjetet sociale pasditen e sotme.
‼️Comunicado oficial sobre el #CádizElchehttps://t.co/e0RMLABFk7
— Cádiz Club de Fútbol (@Cadiz_CF) January 17, 2023
“Klubi deklaron se nuk do të qëndrojë i palëvizshëm përballë padrejtësisë sportive që ndodhi dje”, tha Cadiz. /G.D abcnews.al/