Putin braktiset dhe nga “Ramboja” i Rusisë: I gatshëm të luftoj për Ukrainën

schedule09:37 - 17 Janar, 2023

schedule 09:37 - 17 Janar, 2023

Aktori rus Artur Smolyaninov, një prej yjeve të preferuar të filmave të presidentit Vladimir Putin, i ka kthyer shpinwn këtij të fundit dhe ka vënë veten në rrezik pasi konsiderohet si “agjent i huaj” dhe mund të përballet me hetim penal, shkruan CNN.

Tashmë në mërgim, Smolyaninov deklaroi gjatë një interviste se është gati të luftojë në anën e Ukrainës dhe të vrasë ushtarët rusë. Ai u shpreh se nuk ndjen asgjë përveç urrejtjes për njerëzit në anën ruse të vijës së frontit.

Ai tregon mes të tjerash se një ish-koleg kishte shkuar për të luftuar për Rusinë.

A do ta qëlloja? Pa asnjë dyshim! A i mbaj të hapura opsionet e mia për të luftuar për Ukrainën? Absolutisht! Kjo është mënyra e vetme për mua.

Dhe nëse do të shkoja në këtë luftë, do të luftoja vetëm për Ukrainën”, u shpreh aktori.

Smolyaninov është heroi i “Devyataya Rota”, një film artistik rus i vitit 2005. Ai luajti rolin e ushtarit të fundit që qëndronte në këmbë gjatë një beteje në Afganistan, të cilën forcat sovjetike e pushtuan për një dekadë.

Ai shpesh përshkruhej dhe si Rambo i Rusisë.

/abcnews.al