Ukraina pret të marrë këstin e parë prej 3 miliardë eurosh nga një paketë prej 18 miliardë euroh nga Bashkimi Europian këtë javë, sipas një deklaratë të kryeministrit të Ukrainës.
Ai falënderoi Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentin Valdis Dombrovskis për marrëveshjen, duke thënë se do të ndihmojë Ukrainën të ruajë më tej stabilitetin e saj makro-ekonomik.
Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të ndihmuar me 18 miliardë euro Ukrainën në një samit muajin e kaluar, mes përshkallëzimit të agresionit rus.
/abcnews.al