Prej ditës së djeshme, moti i ngrohte dhe me rreze dielli që i afrohej më shumë atij veror se dimëror, i la vendin uljes së temperaturave dhe nisjes së reshjeve të shiut dhe në zonat malore edhe të dëborës.
Për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme e deri nesër, në qytetin e Vlorës u morën masa për ndalimin e të gjithë mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit deri në datën 11 janar 2023, kur edhe pritet përmirësimi i kushteve atmosferike.
Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë normalisht.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 09-11.Janar 2023 duke filluar nga ora 20:00 datë 09.Janar.2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
- ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PER MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
- MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
- Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11.Janar 2023.
- Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
- Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.r.t/abcnews.al