Një autobus me shtetas kosovarë që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar sot në Serbi.
Sulmi ka ndodhur para se autobusi të hynte në aksin Nish-Beograd.
Mediat kosovare raportojnë se nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, fatmirësisht.
Ndërkohë, janë siguruar edhe fotografi nga autobusi që u sulmua me gur, ku shihet se xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar.
Autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident dhe nuk dihet ende motivi.
Incidenti vjen pas plagosjes së dy serbëve një ditë më parë në Shterpcë, Kosovë dhe pas tensioneve disa ditore me barrikadat./abcnews.al/