Mediat serbe: NATO stërvit trupa ushtarake irakene në Nish

schedule12:02 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:02 - 12 Dhjetor, 2017

NATO ka konfirmuar se po trajnon ekspertë mjekësorë të forcave të sigurisë irakiane në qendrën ushtarake të trajnimit në jug të Serbisë, përkatësisht në Nish. Sipas mediave serbe kursi tre javor është organizuar në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse të Irakut. Në faqen e saj zyrtare në internet Nato sqaron se trajnimi fokusohet në zhvillimin a aftësive për t’u përballur me traumat, ndërsa grupi që merr pjesë përbëhet nga specialist të ministrisë së mbrojtjes së Irakut, asaj të brendshme dhe shërbimi anti terrorizëm.

Ky kurs është në vazhdimësi të një kursi të parë të kësaj natyre të kryer në Gjermani në muajin nëntor.

Trajnimi tre javor, nga NATO në territorin serb, bëhet në një moment kur presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic deklaroi për mediat se vendi i tij nuk është aspak i interesuar të anëtarësohet në NATO./abcnews.al