Të paktën 25 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Filipine, fshatra, qytete, autostrada të tëra nën ujë

schedule08:41 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 08:41 - 28 Dhjetor, 2022

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që goditën Filipinet në ditën e Krishtlindjeve.

Dhjetëra u evuakuan nga shtëpitë e tyre pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën fshatra, qytete dhe autostrada të tëra, duke ndërprerë festimet në vendin me shumicë katolike me 110 milionë banorë.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 81,000 njerëz u është dashur të qëndrojnë në strehimore.

Në provincën e Misamis Occidental dhe në ishullin Mindanao, të paktën trembëdhjetë njerëz kanë humbur jetën, shumica e tyre u mbytën, tha agjencia. Pjesa tjetër e viktimave u regjistruan në shtatë provinca të tjera.

/abcnews.al