Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:15 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 07:15 - 28 Dhjetor, 2022

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Sipas MeteoAlb, në zonat jugore do të ketë kalime më të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Një qendër e presionit të lartë atmosferik e vendosur prej disa ditësh në rajoni e Ballkanit do të sjellin në Kosovë në gjatë orëve të para të ditës dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të sjelli në MV mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ku në zonat lindore priten kalime të pakta vranësirash. Në vijim vranësirat e lehta do të përfshijnë të gjithë vendin, por  nuk do të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Evropën Jugore dhe në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore. Ndërsa Britania e Madhe do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e dëborës./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!