Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përgënjeshtroi Ministrinë e Jashtme lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Analistët e cilësojnë aspak serioz një mos koordinim të tillë.
As 24 orë nuk u deshën që qeveria e Kosovës të demantojë ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me ndalimin e vizitave zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj fillimisht për këtë e ka njoftuar në Poloni homologen e tij serbe Ana Brnabiç.
Kabineti i Kryeministrit Haradinaj nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë se qeveria nuk ka marrë vendim për ndalimin e zyrtarëve serb në Kosovë. Sipas njoftimit protokolli i vizitave të tyre tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore. Një moskoordinim të tillë e quan joserioz Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Ai thotë se pos moskoordinimit brenda qeverisë ky vendim i kryeministrit mund të jetë marrë edhe pas presionit ndërkombëtar që mund ta ketë pasur. Një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ua ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Serbisë pas provokimeve e sjelljeve që po vijnë nga ky vend./ABC News Albania 24/7