Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Motori përplas këmbësoren në Vlorë, e moshuara përfundon në spital

schedule10:55 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 10:55 - 25 Dhjetor, 2022

Një 63-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një motor në vendin e quajtur “Kapelja”, Vlorë, sot rreth orës 09:35.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe se policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të aksidentit.

Njoftimi i policisë



Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!