Rritje temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

schedule07:12 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 07:12 - 25 Dhjetor, 2022

Shqipëria

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të diktojnë motin në vendin tonë, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin.

Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në Shqipëri, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në zonat Perëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen përkohësisht në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe
mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë MV, por nuk do të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Vijonë Europa Jugore të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta në Qëndër
të kontinentit, duke gjeneruar dhe reshje shiu të shoqëruar me mini stuhi ere.

Ndërsa Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëbore./abcnews.al./ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!