Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të majtë dhe Benoit Badiashile i Monakos është aktualisht kandidati kryesor. Palët janë në bisedime dhe 21-vjeçari pritet të kalojë në klubin londinez për 35 milionë euro në javët e ardhshme.
Vëmendjen e bluve tërhoqën edhe Evan Ndicka i Eintracht Frankfurt dhe ekuadoriani Piero Hincapie i Bayer Leverkusen. Përveç kësaj, Chelsea ende ka një interes për Josko Gvardiol të Leipzig , por kostoja në rritje e lojtarit kroat i ka detyruar “blutë” e Londrës të kërkojnë opsione të tjera.
Badiashile ka bërë 11 paraqitje në Ligue 1 deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar 2 gola. /i.m /abcnews.al