Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Pati komplikimeve në zemër, ndahet nga jeta ish-kampionia e basketbollit shqiptar

schedule15:24 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 15:24 - 24 Dhjetor, 2022

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-basketbollistja e njohur, Hyrmete Gjeta. Ajo pati komplikimeve në zemër dhe për fat të keq nuk mundi t’i kalojë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Notit përmes një postimin në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët.

Hyrmete Gjeta, një nga figurat e njohura të Sportit Shqiptar u nda sot (dje) nga jeta.



Znj. Gjeta ka qenë kampionia e Basketbollit e cila fitoj 5 Kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë.

Kontributi i saj më pas vijon si Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Pinpongut  e më pas  si Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Notit.

Federata Shqiptare e Notit  shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët, miqt e  të afërmit e znj.GJETA”, thuhet në postim.

Kujtojmë që Hyrmete Gjeta fitoi 5 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë në basketboll. Më pas, kuntribuoi në Federatën Shqiptare të Pingpongut si Sekretare e Përgjithshme dhe më pas në të njëjtin rol në Federatën Shqiptare të Notit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!