Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, më herët kishte marrë mjekime për dhimbjen e dhëmballës

schedule19:55 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 19:55 - 23 Dhjetor, 2022

Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Burime bëjne me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.

Gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.  Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al