Një nga lojtarët më të mirë të këtij Botërori, që lamë pas, padyshim është dhe mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat. Me performancat e tij 26-vjeçari mahniti gjithë Botën dhe shumica e ekipeve elitare të Evropës, të hedhin sytë nga mesfushori i Fiorentinës.
Sipas mediave angeleze, Liverpooli dhe Tottenham, janë në garë për shërbimet e “tankut” maroken, megjithatë, kualitieti i tij pëlqehet edhe nga PSG, Barcelona dhe Atletico Madrid, por në krahun tjetër “violët” e Firenzes, kërkojnë minimalja 40 milionë euro për Amrabat. /i.m /abcnews.al