Rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter dhe WhatsApp kanë shfaqur sot probleme teknike dhe mijëra përdorues nuk mund të kenë akses si normalisht.
Mos funksionimi i tyre ka ndodhur që prej orës 15:00 të mesditës së sotme, duke vështirësuar komunikimin mes përdoruesve.
Fillimisht ishin dy aplikacionet më të përdorura, Facebook dhe What’sApp që hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre, kryesisht postimet me fotografi.
Në What’sApp për momentin është e pamundur të dërgosh apo të marrësh foto, video dhe mesazhe me zë.
I njëjti problem ekziston edhe me messenger-in e “Facebook”.
Së fundi, edhe Instagrami ka ndaluar së punuari, me fotografitë që është e pamundur të ngarkohen.
Ndërkaq, sipas mediave ndërkombëtare, më së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja.
Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai./abcnews.al