“Sot 1 vit më parë të bëra timin”, Fifi dedikim për përvjetor partnerit: Kishe frikë që nuk do jem e jotja

schedule08:02 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 08:02 - 19 Dhjetor, 2022

Këngëtarja e njohur, Fifi ka qenë gjithmonë e hapur, kur bëhet fjalë për jetën private. Së fundmi, ajo nuk ka nguruar të dalë publikisht dhe me partnerin e saj, Adisin, i cili i ka rrëmbyer zemrën prej një viti.

Çifti këtë dhjetor kanë festuar edhe përvjetorin e parë dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga Fifi. Ajo ka ndarë në Instagram një foto nga koncertet, të cilën e ka shoqëruar edhe me një dedikim tepër të ndjerë.

Ndër të tjera, këngëtarja thotë se dashurian e saj po rritet çdo ditë e më shumë.

“Sot 1 vit me pare t’kom bo temin .. sot 1 vit me pare ti kishe frike qe une s’do jem e jotja .. e sot 1 vit me pare une I premtova vetes dashnine tande pavaresisht atyre gabimeve te vogla tuat qe une i di..

qe dashnia jem per ty vec do rritet ma shume e do mundohem mos te te zhgenjej per kete te jesh I bindur e te betohem ne dashnine ton . TE DUA NUSHI TE DASHUROJ NINXHA JEM !! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kujtojmë që në periudhën që u njoh me Adisin, këngëtarja ishte kryefjala e mediave rozë, pasi sapo kishte lënë lojën e “Big Brother VIP”./abcnews.al